Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur kënaqësinë e tij më formën e mbrojtësit John Stones.
Stones kishte rënë nga plani i parë për mbrojtjen e Manchester City, kjo pasi ai pati shumë lëndime vitet e fundit dhe si dukej potenciali i tij ishte duke rënë. Por, anglezi është rikthyer fuqishëm këtë sezon ku po regjistron paraqitje fantastike.
Edhe Guardiola pati fjalë të mira për të.
“Nëse është një njeri që e meriton më të mirën, është John, ai është një njëri fantastik. Familja e tij duhet të jenë krenar për të, ai kishte probleme me lëndimet dhe nuk ishte e lehtë për të”, tha Guardiola.
“Në momentin që u bë mirë, nisi të luaj më mirë dhe me vetëbesim, ai e riktheu vetëbesimin për vetën e tij, sepse ne menaxherët nuk mund t’ju kthejmë vetëbesimin lojtarëve”, përfundoi Pep Guardiola.