Juventusi propozon shkëmbimin e befasishëm

Futboll

Juventusi propozon shkëmbimin e befasishëm

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:44
Juventusi propozon shkëmbimin e befasishëm

Juventusi është duke konsideruar të ofrojë Federico Bernardeschin në shkëmbim për sulmuesin e Hertha Berlinit, Krzysztof Piatek.

"Zonja e Vjetër" është në kërkim të sulmuesit të katërt dhe sipas Corriere di Torino, ish sulmuesi i Milani është opsion për "Bianconerët".

Piatek e njeh mirë Seria A, meqenëse ka shënuar 26 gola në 55 ndeshje pastaj u transferua te klubi gjerman.

Nga ana tjetër, Bernardeschi do ‘sakrifikohet’ dhe Pirlo ka dhënë dritën e gjelbër.

Thuhet se vlera e ish yllit të Fiorentinas është 40 milionë euro dhe kjo mund të bind Hertha Berlinin që të pranojë këtë shkëmbim interesant.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat