Manchester Utd me fitoren në stadiumin "Craven Cottage" në Londër, rikthehet në krye të Premier League.
"Djajtë e kuq" shënuan fitore me rezultat 2:1 kundër Fulhamit, në takimin e javës së 19-të.
Për Manchester Utd realizuan futbollistët Cavani (21') e Pogba (65') dhe për Fulhamin Lookman (5').
Manchester Utd kryeson me 40 pikë, ka dy më shumë se Manchester City e Leicester City, 6 se Liverpooli, ndërsa Fulham renditet në pozitën e 18-të me 12 pikë.