Alcoyano ishte surpriza e cila arriti që të eliminojë Real Madridin nga Copa del Rey pas fitores 2-1.
Këtë fitore klubi i ligës së tretë spanjolle, e mori pasi ndeshja shkoi në vazhdime.
Pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane në një deklaratë tha se është e gjithë përgjegjësia e tij për humbjen dhe eliminimin nga kjo garë.
“Unë jam trajneri dhe përgjegjësia është e gjitha e imja. Unë mendoj se lojtarët akoma besojnë tek unë, por ju duhet t’i pyesni ata”, u shpreh ai.
Francezi më pas tha se nuk është ndonjë turp i madh ose diçka e ngjashme pasi ndodhi ky eliminim. “Këto gjëra ndodhin në futboll. Një ditë tjetër ku ndjejmë dhimbje, nuk na pëlqen të humbasim. Ne do të vazhdojmë të luftojmë përpara për trofetë e mbetur”, përfundoi ai.