Llapi nga Podujeva po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit. Llapjanët janë të kënaqur me kushtet në Antalia të Turqisë dhe besojnë e shpresojnë se do të janë të përgatitur në çdo pikëpamje deri të fillimi i garave.
”Në kuadër të fazës përgatitore që po zhvillon skuadra në Antalya të Turqisë, skuadrën e vizitoi Presidenti, Beqir Batatina i cili vëzhgoi nga afër stërvitjet e mëngjesit të sotëm.
Presidenti përgëzoi skuadrën për punën dhe angazhimin që po bëhet gjatë këtij cikli përgaditor dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme drejt arritjes së objektivave që ka klubi.
Stërvitja e sotme u zhvillua në fushën e kompleksit "Fanatic Lara", ndërsa nesër në Side të Antalyas, Llapi e zhvillon ndeshjen e radhës kontrolluese ndaj skuadrës Tom Tomsk nga Rusia”, njofton në faqen e Llapit.