Leandro Paredes nuk ka asnjë synim të lëvizë nga PSG-ja, ku ndodhet nga vera e vitit 2019 dhe ka një kontratë deri në 2023-shin. Mesfushori 26-vjeçar ka hedhur poshtë të gjithë zërat e merkatos që e prekin. “Flitet shumë për të ardhmen time, por unë qëndroj këtu”, ka garantuar dje në konferencë për shtyp.
Shihej pranë Interit, në një shkëmbim me Eriksenin, megjithatë Paredes e shikon veten në Paris edhe përtej qershorit: “Ndihem shumë i lumtur këtu, kam shokë të mirë skuadre, një trajner të mirë.
Shpresoj të qëndroj edhe për shumë sezone të tjera”, ka thënë ai, transmeton Panorama.
Një koment edhe për mundësinë e transferimit të bashkëkombësit të tij Lionel Mesi te kampionët e Francës: “Duam të gjithë të luajmë me të, është normale. Megjithatë, vendimin e merr klubi”.