Nuk është hera e parë që trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, përflitet për të marrë drejtimin e Tiranës. Ai ka qenë një opsion serioz për Halilin që në momentin kur u shkarkua Emanuel Egbo.
Megjithatë, Bushi vendosi të vazhdonte deri në fund kontratën me FSHF-në si trajner i Shpresave. Megjithatë, tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse do të vazhdojë me U-21 edhe në edicionin e radhës. I kontaktuar dje nga gazeta, Bushi mohoi të ketë pasur bisedime me Tiranën.
“E vërteta është që kam qenë në stadium për të ndjekur ndeshjen Tirana-Laçi, me synimin për të vëzhguar disa lojtarë që kam te Shpresat.
Megjithatë, me sinqeritet mund të them se nuk kam pasur asnjë bisedë me drejtuesit e Tiranës. As nuk e mendoj fare këtë që po përflitet. Si tifoz më vjen keq për këtë situatë”, deklaroi Bushi.