Për zyrtarizimin ndoshta duhet të kalojnë edhe disa orë, por tashmë nuk ka më asnjë dyshim; Marley Ake do të jetë futbollist i Juventusit.
Talenti francez mbërrin në Torino nga Olimpiku i Marsejës dhe në orët e paradites është drejtuar në “J Medical” për vizitat mjekësore, më pas do të hidhet e zeza mbi të bardhë.
Anësori sulmues i bashkohet Juventusit pas shkëmbimit me Tongya.
Fillimisht, 20-vjeçari do të jetë pjesë e U-23 të Juventusit, që drejtohet nga Lamberto Zauli.
I lindur në vitin 2001, Ake gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 9 ndeshje në Ligue 1 në radhët e Marsejës (137 minuta në fushë), ndërsa në Champions ka zbritur në fushë në katër raste (35 minuta).