Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde ka përfunduar si njëri nga objektivat kryesor të Manchester Unitedit, me klubin anglez që ka gati një ofertë të lartë për të.
Kounde ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te klubi spanjoll, Sevilla, ku i ndihmoi në sezonin e fundit ta fitojnë trofeun e Ligës së Evropës.
Paraqitjet e tij të mira dhe mosha e re kanë bërë që Kounde të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.
Mbrojtësi 22-vjeçar po monitorohet nga Bayern Munich, Juventusi dhe Real Madridi, por Djajtë e Kuq shpresojnë të kalojnë përpara gjigantëve evropianë.
Sipas mediumit The Mirror, Manchester United po rreshtohet për një ofertë të lartë për yllin e Sevillas, Kounde.
Sevilla thuhet se kërkon rreth 60 milionë funte për shërbimet e mbrojtësit dhe Unitedi është gati t’i japë dhe ta bëjë partner të Harry Maguire.