Reali i Madridit ka marrë vendimin përfundimtar për stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Drejtuesit nuk kanë dashur që t’i nxitojnë punimet dhe për këtë arsye stadiumi i rikonstruktuar do të hapet për sezonin e ardhshëm.
Këtë vit nuk dihet nëse do të rikthehen tifozët në shkallët e stadiumeve dhe për këtë arsye, klubi nuk dëshiron që të shtojë faturën e humbjeve për shkak të pandemisë.
Në sezonin e ardhshëm gjërat mund të rikthehen në normalitet dhe për këtë arsye “Bernabeu” do të jetë një atraksion për të gjithë tifozët dhe për turistët që do të zgjedhin Madridin.