Skuadra meksikane eliminon Palmeirasin!
Skuadra meksikane e Tigresit është finalistja e parë e Botërorit të Klubeve për këtë edicion.
Kampionët e Amerikës së Veriut (federata CONCACAF) iu falën heroit Andre-Pier Zhinjak (ish-futbollist i Marsejës dhe Francës), i cili shënoi golin vendimtar me penallti kundër fituesve të Kupës Libertadores.
Tigres pret në finale fituesin e përballjes Bajern Mynih-Al Ahli, gjysmëfinale që do të zhvillohet ditën e nesërme.
PALMERIAS-TIGRES 0:1
Golat: Zhinjak 54′ (penalltia).