Jules Kounde është njëri nga mbrojtësit më të mirë në La Liga dhe po paraqitet mjaftë mirë te Sevilla.
Mbrojtësi i talentuar francez po ndiqet nga disa skuadra të mëdha, por Manchester United e ka bërë transferimin e tij si primar.
Djajtë e Kuq duan ta përforcojnë repartin defensivë dhe e shohin Kounden si lojtarin e duhur për mbrojtjen.
22-vjeçari falë paraqitjeve të mrekullueshme me Sevillën e ka rritur ndjeshëm edhe vlerën e tij.
Klubi spanjoll kishte refuzuar ofertat e Manchester Cityt dhe Juventusit verën e kaluar, por United do të tentojë në vitin 2021 transferimin e tij.
Mediat angleze kanë raportuar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për francezin.
Kounde këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje, ku ka shënuar edhe dy gola, por ajo që vlen më shumë për të është paraqitja e jashtëzakonshme në repartin defensivë.