Tetë vite më parë, në derbin e vitit 2013 mes Interit dhe Milanit gjithçka mbyllej në baraspeshë 1:1 dhe këtë barazim e vendoste një emër shumë pak i njohur.
Bëhet fjalë për Schelotton, i cili luajti për shumë pak kohë tek Interi, ku të vetmin gol me fanellën zikaltër e shënoi në derbin ndaj Milanit. Pikërisht Schelotto ka një histori të çuditshme, pasi tashmë në moshën 31-vjeçare ka debutuar për herë të parë në Argjentinë.
Po, po e lexuat mirë, një futbollist argjentinas që debuton në Argjentinë në moshën 31-vjeçare.
Schelotto nuk kishte luajtur asnjëherë më parë në vendin e tij, deri sa debutoi në sfidën Racing Club-Aldosvivi.
Schelotto ka firmosur në fillim të muajit shkurt për 2 vite e gjysmë me Racing Avellaneda.