Humbja e sfidës së parë me rezultat 2:0 i kushtoi shtrenjtë Salzburgut dhe kësisoj u eliminua nga garat e Europa League.
Villareali triumfon me rezultat 2:1 edhe në sfidën e kthimit ndaj skuadrës austriake, Salzburg, që u zhvillua në stadiumin “de la Ceramica” në Villareal.
Në minutën e 17-të, futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, kalon në epërsi Salzburgun, megjithatë vendasit barazuan me golin e Morenos pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë.
Në minutën e 89-të, Morena realizon nga penalltia për fitoren e Villarealit, 2:1.
Sazburgu eliminohet, ndërsa Villareali vazhdon në të tetën e finales së Europa League.