Tifozët e Liverpoolit nuk mund ta kuptojnë si prekja e topit me dorë nga N’Golo Kante nuk ishte penallti!
Tifozët e Liverpoolit janë të zemëruar që nuk morën një penallti ndaj Chelseat – pas prekjes së topit me dorë nga N’Golo Kante në pjesën e dytë të ndeshjes.
Reds u mposhten nga Blutë në Anfield me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Mason Mount në pjesën e parë.
Megjithatë, edhe kjo si shumë ndeshje nuk ka shkuar pa ‘tollovi’ dhe raste kontroverse.
I tillë është edhe një rast i një prekje të topit me dorë në zonë nga Kante, pas një topi të goditur nga Roberto Firmino.