Të shtunën e kaluar u zhvillua ndeshja Manchester City - Manchester United, sfidë e cila i takoi xhiros së 28-të në Premierligën angleze.
Manchester City ka pësuar humbjen e parë prej 28 ndeshjeve rresht me rezultat 2:0 në derbin e qytetit.
Trajneri i Cityt, Pep Guradiola, ka befasuar së fundmi me një deklaratë interesante.
“Ndonjëherë unë kam qejf që të humbas. Thjesht dua që të gjithë ta dinë se gjithçka është e vështirë në këtë sport”, ka thënë Pep Guardiola, i cilin kërkon një përgjigje të fortë kundër Southampton të mërkurën mbrëma (sonte).
Guardiola u shpreh se ndjehet i realksuar. “Ndjehem krejtësisht i relaksuar. Në fund të sezonit duhet të jemi të gjithë lumtur pasi që e duam titullin”, tha ndër të tjera Guradiola.
Manchester City është lider në Premierligë me 65 pikë të grumbulluara, 11-të pikë më shumë se përcjellësi i parë Manchester United.