Ish trajneri i Arsenal dhe tash pjesë e FIFA-s, ka kërkuar një ndërrim radikal ne kalendarin e ndeshjeve, Arsene Wenger ka deklaruar se po pret që të caktojë një datë për një takim me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, që ideja e tij të shqyrtohet dhe me shumë shpresë të ekzekutohet.
Francezi nuk e kupton pse sezonet e futbollit në të gjithë botën janë ndarë në dy vjet dhe beson se do të thjeshtonte kalendarin në qoftë se një sezon do ishte zhvilluar brenda një viti dhe sipas Wenger ndeshjet të zhvillohen nga marsi deri në nëntor.
Po ashtu 71 vjeçari, theksoi se kampionatet ndërkombëtare duhet që të zhvillohen brenda dy vjetëve dhe jo brenda katër si është deri me tani.
Wenger kishte menagjuar ekipin Nagoya Grampus Eight që garon në Ligën e Japonisë dhe sipas ti ajo eksperiencë e ka ndihmuar shumë.
“Ne Japoni sezoni i rregullt zhvillohej nga marsi deri në nëntor dhe ishte diçka fenomenale, është diçka që duhet të praktikohet edhe nga Ligat e mëdha” u shpreh ish trajneri i Arsenalit.
Sipas Wenger, FIFA duhet që të shqyrtoj ri-organizimin e kalendarit për sezonet në vijim.