Ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zeka, ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin austriak.
22-vjeçari që u transferua në afatin e dimrit te skuadra e Austria Vjenës, sot e shënoi golin e parë me fanellën vjollcë.
Zeka u fut në fushë në minutën e 58-të të takimit, teksa i mjaftuan 20 minuta, për të gjetur rrugën e rrjetës, në humbjen 3-5 që skuadra e tij e pësoi.
Kjo ishte ndeshja e katër në kampionat për shqiptarin me fanellën e Austrisë.