Liverpool “shikon” nga Torino për të përforcuar mbrojtjen!
Milani nuk është i vetmi klub që interesohet për Wilfried Singo.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi i Torinos ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të klubit të Liverpool, të cilët po shikojnë me intensitet edhe mbrojtësin tjetër të klubit granata, Gleison Bremer.
Drejtusit e “The Reds” kanë mbetur të impresionuar nga Singo për të cilin i kanë ofruar italianëve 20 milionë euro, por presidenti Urbano Cairo e ka refuzuar, pasi për të lënë të lirë futbollistin kërkon 30 milionë euro.