Serxho Aguero dhe Mançester Siti kanë deklaruar se në fund të këtij sezoni do të vijë edhe mbyllja e bashkëpunimit mes palëve. Argjentinasi do të largohet si futbollist i lirë, ndërsa trajneri Pep Guardiola ka nisur “gjuetinë” për sulmuesin e ri.
Preferenca mbetet gjithnjë Erling Haland, por nga Anglia zbulojnë se Siti mban nën vëzhgim edhe Herri Kejn.
Madje, britaniku që para pak ditësh i shënoi edhe Shqipërisë mund të jetë surpriza e vërtetë, ndërsa do të ishte një goditje edhe për Totenhem e për skuadrat e tjera të kampionatit nëse klubi i sheikëve transferon një nga më të fortët e Premier League, pasi diferenca me të tjerët do të thellohej.
Megjithatë, operacioni mbetet i vështirësisë maksimale, ndërsa mbetet për t’u kuptuar nëse Kejn ka dëshirën për të vazhduar karrierën në Mançester..