Interi synon vetëm fitoren ndaj Cagliarit!
Milani u rikthye te fitorja, pasi mposhti Parmën me rezultatin 1-3 në transfertën dhe ngushtoi në 8 pikë distancën me Interin kryesues, ndërsa zikaltrit do të zbresin në fushë mesditën e sotme në “San Siro” për t’u përballur me Cagliarin.
Me 9 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund, të besuarit e Antonio Contes janë në rrugën e mbarë drejt titullit kampion.
Ttani kanë fituar të 10 ndeshjet e fazës së dytë, ndaj sot do të kërkojnë një tjetër sukses, për të mbyllur sa më shpejt llogaritë.