Interi në vështirësi ndaj Cagliarit!
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Inter-Cagliari, e vlefshme për xhiron e 30-të në Serie A.
Rezultati pas 45 minutave të parë është si ai i fillimit, 0:0.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte pati kontrollën e topit dhe administroi lojën duke krijuar edhe disa raste të mira, por portat nuk u tundën.
Një fitore eventuale sot do t’i ndihmonte Interit edhe më shumë në garë për titullin e Serie A.