Shkolla e Futbollit “Roni 19”, është shpallur kampion dy javë pa përfunduar sezoni në kategorinë e juniorëve të Ligës së Parë.
Roni 19 gjendet në pozitën e parë në kategorinë e juniorëve të Ligës së Parë dhe dy javë pa përfunduar sezoni ka siguruar edhe epitetin kampion, pasi është plotë 7-të pikë larg vendit të dytë.
Shkolla e cila është hapur Faruk Statovcit dhe Alban Dragushës janë duke vazhduar me ecuri fantastike, ku në total kanë 12 fitore dhe 2 barazime me golaverazh 65+, pasi kanë realizuar plotë 67 gola dhe kanë pranuar vetëm 5.
Nga sezoni i ardhshëm kjo shkollë e futbollit do të jetë e inkuadruar në Superligën e Juniorëve.