Bare pritet të bëhet shok skuadre me futbollistin e Milanit!
Espanjoli ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare është shumë afër ngjitjes në La Liga, teksa kryesojnë në ligën e dytë spanjolle.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur të mendojnë për merkaton dhe sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Espanjoli është vënë në gjurmët e futbollistit të Milanit, Samu Kastijeho.
Ky i fundit nuk është në palnet e kuqezinjve për sezonin tjetër dhe një rikthim në Spanjë është më shumë se i mundur. Në ditët e ardhshme pritet të ketë një takim konkret, ku drjetuesit spanjollë do të kërkojnë të mbyllin marrëveshjen.