Sociedad nuk ka treguar aspak mëshirë për Valladolidin, por e ka demoluar me rezultat 4:1.
Tri pikë të mëdha për Sociedadin, ndërsa Valladolidi po rrëshqet drejt kategorisë së dytë.
Futbollisti nga Kosova, Adnan Janzaj, ka shënuar nga penalltia për Sociedadin.
Ai u paraqit titullar, tregoi lojë mirë. Januzaj u ndëshkua me karton të verdhë dhe është zëvendësuar në minutën e 60-të.
Për Sociedadin shënuan Isak (6', 16'), Silva (28') e Januzaj (35'-nga penalltia) dhe për Valladolidin Marcos Andre (82').
Sociedad përforcon vendin e pestë me 59 pikë dhe Valladolidi është i 19-ti me 31 pikë pas 37 jave në Kampionatin e Spanjës.