Charles Bismark Sie po shkëlqen tek skuadra e tij, CSKA Sofja.
Bismark i cili ishte pjesë e Trepçës 89′, po vazhdon me paraqitje fantastike në klubin e tij të ri, CSKA në Bullgari, shkruan GazetaBlic Sport.
Para tre muajsh, Bismark u transferua në CSKA Sofia, me ndihmën e menaxherit të njohur Ymer Statovcit.
E, Sie dje ishte protagonist absolut në finalen e madhe të Kupës së Bullgarisë.
Bismark u inkuadrua në lojë në minutën e 61’të të takimit, ndërsa pesë minuta para fundit gjeti rrjetën, me ç’rast i dha avantazhin ekipit të tij.
Me këtë gol, Charles Bismark Sie ia siguroi triumfin në finalen e Kupës ekipit të tij, CSKA Sofia ndaj Ardas.