Trajneri Olsi Uku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos, pas humbjes në finale me Egnatian.
Ka qenë vetë trajner, i cili e ka konfirmuar këtë për “Panorama Sport”.
Uku mori drejtimin e Dinamos në muajin mars dhe ia doli të arrijë objektivin e skuadrës kryeqytetase, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore.
Megjithatë humbja në finale duket se nuk ka lënë një shije të mirë te trajneri, i cili ka paraqitur dorëheqjen.