Lionel Messi merr vendimin.
Ai do t’a bëjë publik vendimin e tij për të ardhmen këtë javë, megjithatë ai duket se ia ka treguar bordit drejtues të Barcelonës të ardhmen e tij.
Don Balon raporton se Messi do të qëndrojë te Barcelona, kjo pas lajmit se miku i tij te ekipi kombëtar i Argjentinës, Sergio Aguero do të transferohet në Barcelonë.
Shenjë tjetër që Messi nuk do të largohet sipas mediave spanjolle është mos përfshirja e tij në ndeshjen e fundit ndaj Eibarit, Messi nuk do të largohej nga Barcelona pa një lamtumirë të fundit drejtuar klubit të tij, raportojnë mediat nga Spanja.