Shqipëria do të nisë pasditen e sotme përgatitjet për dy ndeshjet miqësore dhe lojtarët do të grumbullohen për t’u vënë nën urdhrat e Rejës.
Trajneri i Kombëtares publikoi ditën e djeshme listën me lojtarët e ftuar për dy ndeshjet, ndaj Çekisë dhe Uellsit. Gjatë konferencës Reja tha se mund te ketë ndryshime të listës dhe ashtu ka ndodhur.
Mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari, është i ftuari i radhës në Kombëtare. Ka qenë vetë klubi i Tiranës që e ka njoftuar diçka të tillë.
“Futbollisti Erjon Hoxhallari është ftuar nga Kombëtarja A e Shqipërisë.
Mbrojtësi i kampit bardheblu do të grumbullohet me kuqezinjtë nën urdhërat e trajnerit Reja. KF Tirana vijon të furnizojë Kombëtaren Shqiptare me asetet e saj. I urojmë suksese Kombëtares në përballjet e rradhës”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.