Futbollisti Liridon Krasniqi, dje ka debutuar me Kombëtaren e Malajzisë.
Malajzia zhvilloi një ndeshje miqësore para tri ndeshjeve të rëndësishme për para-kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katari 2022’.
Në humbjen 2 me 0 kundër Bahrainit, debutoi ish-reprezentuesi i ‘Dardanëve’ – Liridon Krasniqi.
Ai bëri një paraqitje mesatare dhe ishte afër të kapej me gjyqtarin e ndeshjes – kur ky i fundit akordoi penallti për Bahrainin.