Ky pritet të jetë klubi i ri i Donnarumas

Futboll

Ky pritet të jetë klubi i ri i Donnarumas

Më: 30 maj 2021 Në ora: 17:21
Ky pritet të jetë klubi i ri i Donnarumas

Ky pritet të jetë klubi i ri i Donnarumas!

Portieri italian nuk ka rinovuar kontratën me kuqezinjtë duke u larguar kështu si lojtari i lirë. Mediat italiane bëjnë me dije se 22-vjeçari është pranë firmës me Juventusin dhe kanë zbuluar edhe detaje të reja.

Donnarumma pritet të jetë në “J Medical”, qendrën shëndetësore të Juventusit ditën e hënë për të kryer testet mjekësore, ndërsa më pas do të vijë edhe firma mbi kontratë.

Gardiani i portës do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon te bardhezinjtë e do të firmosë një kontratë afatgjate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat