Llapi bën edhe një përforcim të madh

Futboll

Llapi bën edhe një përforcim të madh

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 11:05
Shillova e Batatina

Llapi nga Podujeva bën edhe një përforcim të madh, kësaj radhe me Alban Shillovën.

"Skuadra e Llapit është përfocuar me një emër të njohur të futbollit kosovar. Është sulmuesi Alban Shillova, i cili ka zgjedhur ngjyrat bardh e kaltër të KF Llapit për garat evropiane dhe edicionin e ri 2021/222. Shillova së fundmi ishte pjesë e kampionit, FC Prishtinës, ndërsa sot ka firmosur kontratë 1 vjeçare me Llapin.

Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t'u mos u dorëzuar asnjëherë do t'i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova.

Alban Shillova, 28 vjeç, i lindur më 13.08.1992 në Zllatar. Sulmuesi i qendrës më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21.

Urime Alban, me angazhim dhe përpjekje, të bashkuar do t'ia dalim ta shkruajmë historinë në Evropë!

Vazhdojmë"", njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat