Më në fund, Memfis Depay është një futbollist i Barcelonës.
Holandezi realizon ëndrrën e tij prej dy vitesh ndërsa sulmuesi thekson se e kishte të pamundur të mos e mendonte transferimin e tij në Spanjë për çdo ditë.
“Në karrierën time ka pasur gjithnjë ulje e ngritje, momente të bukura si dhe momente të shëmtuara.
Të gjitha këto të bëjnë të mësosh shumë. Ja pse të shkoja te Barcelona ishte një hap i madh para në karrierën time.
Në ditët e fundit kjo çështje ishte bërë e pashmangshme dhe unë nuk mund të mos e mendoja çdo ditë. Tani gjithçka është e qartë”, u shpreh Depay.