Mesfushori nga Kosova, Florent Hasani, është bërë me ekip të ri.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka firmosur kontratë dy-vjeçare me skuadrën hungareze, Gyirmot FC.
Lajmi konfirmohet nga klubi hungarez.
Anësori 24-vjeçar ishte "harruar" pas transferimit në ekipin nga Izraeli, Hapoel Kfar Saba.
Hasani rikthehet në Hungari, pasi dikur ka qenë pjesë e Diosgyor, ku ishte transferuar nga klubi kosovar, Trepça ’89.