Zhoze Murinjo njihet si një person që jo pak herë ka thumbuar kundërshtarët e tij.
Tekniku portugez kur ishte pjesë e Mançester Junajtid ka dhënë një deklaratë duke thumbuar pikërisht trajnerin e Holandës, Frank De Bur duke thënë se ai ka qenë trajneri më i keq i Premier Ligës duke thënë se në shtatë ndeshje nuk kishte arritur asnjë fitore dhe nuk kishte realizuar qoftë dhe një gol:
“Lexova diçka nga trajneri më i keq në historinë e Premier Ligës, Frenk De Bur. Shtatë ndeshje, shtatë humbje, zero gola.
Thoshte se nuk është mirë për Markus Rashford të ketë një trajner si mua pasi gjëja më e rëndësishme për mua është fitorja.
Po të ishte stërvitur nga De Bur do kishte mësuar si të humbte. Sepse ka humbur çdo ndeshje”, ka thënë Murinjo.