Patrik Vieira do ta nisë nga Premier Liga, më konkretisht tek skuadra e Kristal Palasit.
Sipas asaj që raporton “The Athletic”, klubi britanik ka vendosur për të ardhmen e trajnerit ku do të zëvendësojë Roj Hodgsonin që pritet të largohet nga pankina e skuadrës së njohur.
Ish-trajneri i Nisës i cili ishte i propozuar për të marrë edhe drejtimin e Sampdorias në Serinë A, ka arritur akordin me Kristal Palasin për një kontratë që do ta lidhë për 3 vite me skuadrën londineze.
45-vjeçari e njeh mjaft mirë Premier Ligën angleze pasi përveç Arsenalit ai ka luajtur edhe me fanellën e Mançester Sitit, ku vlen të theksohet se edhe me “The Citizens” ai ka qenë edhe ndihmës trajner, gjithashtu edhe trajner ku e bën më të thjeshtë punën e tij në Angli.