Spinazzola po tregon paraqitje fantastike

Futboll

Spinazzola po tregon paraqitje fantastike

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 18:08
Spinazzola po tregon paraqitje fantastike

Leonardo Spinazzola po tregon paraqitje fantastike me Italinë në Kampionatin Evropian.

Ylli i Romës është njëri prej lojtarëve kyç për suksesin e Italisë deri tash.

Prej këtyre performancave, ai ka tërhequr interesimin e shumë prej klubeve të njohura evropiane.

Njëra prej tyre është Barcelona. Katalonasit kanë pyetur rreth situatës së tij dhe mundësisë së transferimit në “Camp Nou”.

28-vjeçari është pjesë e Romës që nga viti 2019 dhe pas një performance të tillë në Euro 2020 nuk do ta lëshojnë për pak para.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat