Pritet edhe një largim tjetër nga Tottenhami

Futboll

Pritet edhe një largim tjetër nga Tottenhami

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 17:43
Toby Alderweireld

Mbrojtësi Toby Alderweireld nuk është më i lumtur në Londër.

Sipas “The Athletic”, Alderweireld ka kërkuar largimin nga Tottenham gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi ka kontratë me skuadrën e Londrës deri në vitin 2023, por ai dëshiron ta ndërpresë atë dhe të filloj një sfidë të re diku tjetër.

Raportohet se reprezentuesi belg po kërkon rikthimin në vendlindje dhe të nënshkruajë për ndonjë skuadër në Superligën e Belgjikës.

32-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e Tottenham në të gjitha garat. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat