Roma e ka lajmëruar zyrtarisht kalimin e Cengiz Under në Olimpique Marseille në huazim me opsionin e blerjes
Giallorossi kanë lajmëruar në Twitter që Under, i cili ka kaluar sezonin si i huazuar në Leicester City në Premier Ligë, do të kalojë edhe një sezon jashtë Italisë.
Këtë herë, turku do të luajë me Marseille në Ligue 1 dhe La Lupa ka përfshirë në marrëveshje edhe obligimin për blerje por vetëm me disa kushte. “Roma lajmëron që Cengiz Under do të huazohet deri më 30 qershor në Olympique Marseille”, ka shkruar klubi në një deklaratë për shtyp.
Marseille do të paguajë 500 000 euro për huazimin dhe “kurse marrëveshja, në varshmëri me situatën sportive, ata mund ta blejnë atë për 8.4 milionë euro në fund të sezonit”.
Under ka luajtur nëntë ndeshje në Premier Ligën angleze sezonin e kaluar, ku ka arritur t’i bëj dy asiste. Roma nënshkroi me sulmuesin turk për 14.25 milionë euro në korrik të vitit 2017 dhe Under ka luajtur për ta 88 ndeshje garuese, përfshirë edhe 11 ndeshje në Ligën e Kampionëve.