Barcelona thuhet se është e gatshme të shkurtojë shpenzimet e tyre për Philippe Coutinhon, dhe po konsideron lejimin e yllit brazilian të largohet për 24 milionë euro këtë verë, tre vjet e gjysmë pasi kishte kërkuar 166 milionë euro për të.
Gjigandët katalanas transferuan Coutinhon nga Liverpooli më 2018, por sulmuesi nuk ka arritur të përmbushë pritjet në Camp Nou, dhe u dërgua në huazim te Bayern Munchen në 2019.
Tani, makthi i tij në Barça mund të jetë në përfundim e sipër, pasi gjigandët katalanas mund të pranojnë një humbje prej 144 milionë ndaj superyllit brazilian, raporton Daily Star.
Ky është një humbje e madhe, por Barcelona duket se është e gatshme ta pranojë, pasi që klubi vazhdon të merret me ndikimin financiar të krizës së koronavirusit.
Një transferim mund të jetë gjëja më e mirë për Coutinhon, i cili bëri vetëm 14 paraqitje sezonin e kaluar pasi mori një dëmtim në gju në dhjetor.