Prishtina sot zhvillon ndeshjen e parë në kualifikime për Ligën e Kampionëve.
Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën e madhe hungareze, Ferencvaros, shkruan Gazeta Olle. Ashtu edhe siç pritej, nga kompanitë e basteve Ferencvarosi cilësohet favorit absolut ndaj kampiones së Kosovës.
Sipas shtëpive të basteve, fitorja e kampionit te Hungarisë do të shpërblehet me kuotë 1.15, ndërsa triumfi i Prishtinës ka shifra të larta 18.60. Kurse barazimi vlerësohet me kuotë 8.35.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Groupama Arena”, në Budapest, nga ora 18:00. Derisa ndeshja e kthimit në “Fadil Vokrri” do të jetë me 13 korrik.