Çfarë i ndodhi arbitrit?

Futboll

Çfarë i ndodhi arbitrit?

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:41
Çfarë i ndodhi arbitrit?

Trajneri Brdariç ka reaguar sa i përket arbitrit që gjykojë ndeshjen mes Sirokit dhe Vllaznisë.

Duke humbur tërësisht kontrollin e takimit, shkodranët janë penalizuar thuajse në çdo moment me vendimet e gjyqtarit. Tekniku gjerman ka komentuar për mediat dhe njëkohësisht ka shpërthyer mbi arbitrimin duke thënë se ndeshja ishte jo legale.

“Ne humbëm sot. Nuk e di se çfarë ndodhi me arbitrin, humbet komplet kontrollin e gjithçkaje.

Për mua nuk ishte ndeshje legale. Nuk e di sesa herë ishte kundër nesh.

Vllaznia luajti mirë, kishte besimin, mund të përmirsohet më tepër. Ne kemi luajtur kundër 12 lojtarëve sot dhe ishte shumë e lodhshme. Mund ta fitonim ndeshjen me një arbitër më të mirë dhe në një ditë më të mirë”, tha Brdariç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat