Roberto Carlos zgjedh më të mirin e Euro 2020!
Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos, ka thënë se Luke Shaw ka qenë lojtari më i mirë i Euro 2020.
Carlos ika thurur elozhe yllit të Manchester United për paraqitjet e bëra gjatë Europianit.
Ish-mbrojtësi i ka dhënë edhe një këshillë Shaw në një intervistë të dhënë për GQ.
“Shaw ishte lojtari më i mirë i turneut. Duhet të vazhdojë kështu. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Carlos.