Mesfushori Jack Grealish u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të Premierligës duke kaluar te Manchester City nga Aston Villa.
Anglezi pas dy edicioneve të shkëlqyera te Aston Villa vendosi t’i bashkohet “Qytetarëve”.
Në intervistë për faqen zyrtare të klubit, Grealish konfirmoi se oferta ishte diçka që nuk mund ta refuzonte.
“Ishte ndër vendimet më të vështira që kam bërë, por ishte diçka që nuk mund ta hidhja poshtë”.
“Shansi për të fituar trofe, të luajë me Kevin de Bruyne dhe të luajë për trajnerin më të mirë në botë, ishin faktorë gjithashtu”, tha ai.
Ndërkohë, Grealish debutoi në fanellën e Cityt në ndeshjen ndaj Leicester Cityt.