Pedri do rikthehet te Barcelona këtë javë

Futboll

Pedri do rikthehet te Barcelona këtë javë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 22:43
Pedri

Talenti i Barcelonës, Pedri do rikthehet këtë javë në stërvitje, vetëm disa ditë pasi përfundoi aventurën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Pedri ka përfaqësuar klubin dhe shtetin në 12 muajt e fundit, derisa ka pasur minuta me shumë se ndonjë lojtarë blaugranas duke qenë titullar në 37 ndeshje.

Pastaj, shkëlqeu me Spanjën duke arritur deri në gjysmëfinale të “Euro 2020”, para se të ishte në Olimpiadë te Spanja.

Sidoqoftë, pavarësisht ndeshjeve të shumta, 18-vjeçar pritet të ribashkohet me klubin e Barcelonës brenda 48 orëve në vijim.

Sipas Diario AS, Pedri do bëjë testimet për COVID-19 dhe pastaj t’i bashkohet skuadrës të enjten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat