Mesfushori 18 vjeçar i Barcelonës, Pedri më në fund ka marrë pushim nga klubi.
Talenti 18 vjeçar ka pasur një vit tejet të ngarkuar me klubin dhe Kombëtarën e Spanjës, transmeton Insporti.
Pedri ka zhvilluar 75 ndeshje brenda 11 muaji në të gjitha garat, duke përfshirë Euro 2020 dhe Lojërat Olimpike.
Ndryshe, Pedri pritet të mungojë për ndeshjen Kosovë – Spanjë që zhvillohet në Prishtinë muajin e ardhshëm.