Tifozët e Interit injorojnë presidencën

Futboll

Tifozët e Interit injorojnë presidencën

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:27
Tifozët e Interit injorojnë presidencën

Tifozët e Interit më në fund ishin në gjendje “të përqafonin” kampionët italianë. Mbi 27.000 spektatorë ishin në stadium për të parë ndeshjen e parë të djemve të Inzaghi, midis krenarisë së titullit në gjoks dhe pikëllimit për lamtumirat e dhimbshme të verës. Kishte kureshtje për të kuptuar se cili do të ishte qëndrimi i publikut zikaltër.

Pritej kontestimi kundër pronarëve në vazhdimësi të asaj që ka ndodhur gjatë kësaj vere (largimet e Conte, Hakimi dhe Lukaku). Nga kjo pikëpamje kishte indiferencë, e zëvendësuar me një “betejë” tjetër; atë në mbrojtje të flamujve Lele Orali dhe Giacinto Facchetti, shkruan Telesporti.

Kishte dy pankarta të shfaqura nga “Curva Nord” gjatë Inter-Genoa.

“Ata që Interi i ka nderuar gjithmonë do të lavdërohen përherë nga ne. Faleminderit Oriali” dhe “Facchetti nuk preket”, dy ishin mesazhet e qarta të mbështetësve zikaltër. Në fakt, lajmi i djeshëm ishte largimi i Orialit, i zyrtarizuar përmes një deklarate nga klubi: “FC Internazionale Milano njofton se Gabriele Oriali është liruar nga pozita e menaxherit teknik të ekipit të parë”.

Sa i përket Facchetti, polemika lindi pas heqjes së një fotografie gjigante të Giacinto nga qendra sportive e të rinjve zikaltër, e dokumentuar menjëherë në rrjetet sociale. Interi duhej të ndërhynte direkt, për t’u sqaruar me një shënim tjetër zyrtar: “Duke iu referuar disa lajmeve që dolën në lidhje me qendrën sportive “Giacinto Facchetti” kushtuar sektorit të të rinjve, ne do të donim t’ju informonim se thjesht po bëhet një ristrukturim.

Figura e Giacinto Facchetti do të vazhdojë të mbetet aty, siç ka qenë gjithmonë, me ribrandimin e ri”. Natyrisht, ky sqarim nuk ishte i mjaftueshëm për tifozët. Mesazhet e nisura nga “Curva Nord” mbronin flamujt zikaltër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat