Neuer: Duam t’i fitojmë tri ndeshjet e radhë

Futboll

Neuer: Duam t’i fitojmë tri ndeshjet e radhë

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 11:02
Neuer: Duam t’i fitojmë tri ndeshjet e radhë

Manuel Neuer karikon Gjermaninë në rolin e veteranit dhe kapitenit, i tregon asaj rrugën që duhet të ndjekë për të qenë sërish e suksesshme në arenën ndërkombëtare. Në fakt, në dy kompeticionet e fundit, “Rusia 2018” dhe “Euro 2020”, katër herë kampionët e Botës kanë zhgënjyer.

Tashmë ka ndodhur edhe rotacioni në stolin drejtues, me largimin e Joachim Low dhe ardhjen e Hansi Flick. Këtë javë rifillon fushata kualifikuese e Kupës së Botës 2022 për gjermanët, me tri ndeshje radhazi: ndaj Lihtenshtejnit, Armenisë dhe Islandës.

Kapiteni beson se kombëtarja e tij duhet të mësojë nga Italia, fituese e “Euro 2020”, kur është fjala për planifikimin e rrugës që duhet ndjekur: “Italia ishte si një trup i vetëm në kombëtare. Ju mund të shihnit se sa aktivë ishin, si komunikonin, me çfarë gëzimi luanin italianët.

Ata janë një shembull i mirë për t’u ndjekur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë si ata. Kur shikoj ekipin tonë e di se sa potencial ka, edhe pse nuk kemi demonstruar nivel të lartë në kompeticionet e fundit. Ne duhet të japim gjithçka që na nevojitet në fushë.

Është një fillim i ri me fytyra të reja, jemi në një situatë ku duhet të kompensojmë terrenin e humbur. Kemi objektiva të mëdha, veçanërisht në lidhje me Kupën e Botës 2022. Duam të kualifikohemi para së gjithash dhe të bëjmë një fillim të mirë me stafin e ri stërvitor.

Duam t’i fitojmë tri ndeshjet e radhës dhe të gjithë jemi shumë të motivuar. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për t’u njohur me lojtarët e rinj. Unë dua të bëhem kampion bote me këtë ekip, edhe nëse nuk do të të jetë një proces i lehtë.

Mund të imagjinoj që Hansi Flick do të dojë të luajë stilin e futbollit, me të cilin kishte kaq shumë suksese te Bayerni. Mendoj se do të jetë e rëndësishme të jemi aktivë me dhe pa top, t’i vendosim kundërshtarët tanë nën presion qysh herët”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat