Hungari-Angli, FIFA heton thirrjet raciste

Futboll

Hungari-Angli, FIFA heton thirrjet raciste

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 14:00
Hungari-Angli, FIFA heton thirrjet raciste

Pas kërkesës zyrtare të Federatës Angleze të Futbollit, FIFA ka nisur, sipas mediave britanike, mbi fyerjet raciste ndaj lojtarëve anglezë gjatë ndeshjes të së enjtes në Budapest. Gjatë sfidës së vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Katar 2022”, jo vetëm Raheem Sterling, por edhe Jude Bellingham u shënjestruan nga thirrjet dhe ulërimat raciste.

“Është jashtëzakonisht zhgënjyese të dëgjosh raporte për thirrje diskriminuese kundër disa prej lojtarëve tanë. Ne do t’i kërkojmë FIFA-s të hetojë çështjen.

Vazhdojmë të mbështesim lojtarët dhe stafin, të cilët besojnë se ata duhet të nxjerrin në pah dhe të trajtojnë çështjen e diskriminimit në të gjitha format e tij”, – ishte denoncimi i menjëhershëm i FA.

Ndeshja u luajt në “Puskas Arena” para 60 mijë njerëzve, pavarësisht se UEFA sapo e kishte ndëshkuar Hungarinë me tri ndeshje pa publik (me dyer të mbyllura) për shkak të sjelljes së ngjashme nga ana e tifozëve të saj gjatë Europianit të fundit. Ky dënim nuk vlente mbrëmë, sepse kualifikueset janë nën juridiksionin e FIFA-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat