Krerët e klubit të Interit raportohet se janë duke monitoruar situatën e Bernd Lenos.
Leno do të jetë lojtar i lirë në vitin e ardhshëm, pasi kontrata e tij me Arsenalin skadon më 30 qershor 2022.
“Tuttosport” raporton se Interi është duke monitoruar situatën e gjermanit dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij.
29-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2018.
Bernd Leno në të kaluarën ka qenë pjesë e Bayer Leverkusenit e Stuttgartit.